Organet e vettingut& reforma zgjedhore, Balla: Domosdoshmëri, në negociata me PD

0

Kemi kaluar në seancën e fundit edhe disa pr.ligje, që kanë të bëjnë me implementimin e marrëveshjeve, në kuadër të Ballkanit të Hapur, që krijon më shumë mundësi për biznesin dhe qytetarët. Unë bëj pjesë në ata që mendojnë se Shqipëria është një ndër vendet më përfituese të kësaj nisme. Po ashtu edhe sipërmarrja, fermerët, janë përfitues të drejtpërdrejtë. Ne do të vazhdojmë punën e Kuvendit këtë javë më miratimin e një sërë pr.ligjesh. Do të votojmë në seancën plenare edhe aderimin e Shqipërisë në Konventën, që sanksionon ndëshkimin e atyre që bëjnë ngacmime seksuale në vendet e punës, një fenomen shumë i përhapur ky në gjithë Evropën. Kemi edhe çështje të tjera, mes të cilave edhe krijimin e një njësie të përbashkët me Greqinë, në kuadër të luftës kundër krimit.

Mendoj që zgjatja e mandatit të organeve të Vettingut nuk është një çështje e bindjeve politike, por një çështje që ka të bëjë me çuarjen përpara të një prej shtyllave kryesorë të Reformës në Drejtësi. Pa Vettingun nuk do të kishim sot një drejtësi të pastruar. Kështu që iniciativa për shtyrjen e mandatit të organeve të Vettingut nuk është për PS, por është një domosdoshmëri, ndaj dhe të gjithë duhet të jemi në sallën e Kuvendit dhe ta votojmë.

Për këtë cështje po, kemi një qasje dhe një diskutim me grupin parlamentar të PD, me PD zyrtare për të gjetur formulimet e sakta sa i përket objektit të mandatit të komisionit të posacëm të reformës zgjedhore. Formulimi i objektit të punës, përcakton qartë vijueshmërine dhe nuk du atë ketë ngecje përgjatë këtij komisionit. Qëndrimi ynëka qenë i qartë, duam të ruajmë të njëjtin përcaktim. Hartimi dhe më pas futja në ligjin zgjedhor të gjitha rekomandimeve nga OSBE. Është një detyrim që Shqipëria ka edhe në kuadër të integrimit. Edhe opozita duhet të kuptojë sa më shpejt të nisë puna aq më mirë është për të gjitha palët sepse koha në dispozicion vjen duke u shkurtuar.