Cheslie Kryst, një ish-Miss i njohur në Shtete e Bashkuara të Amerikës, ka ndërruar jetë në një moshë shumë të re, vetëm 30-vjeçe. Ajo humbi jetën pasi u hodh nga kati i 60-të i një ndërtese në Manhattan.
TMZ raporton se Kryst postoi një foto ne Instagram vetëm disa orë para se të vdiste me mbishkrimin “Kjo ditë ju sjelltë prehje dhe paqe”
Fituesja e kurorës së Miss SHBA 2019, avokatja dhe prezantuesja jetonte e vetme në katin e nëntë në ndërtesën që u hodh. Ajo u pa për herë të fundit në katin e 29-të, por nuk dihen se cilat janë shkaqet që quan në vetëvrasje. Ndërkohë policia po heton rreth ngjarjes.







