Flakët e zjarrit kanë përfshirë katin e pestë të një pallati në zonë e Freskut’ në Tiranë. Policia informon se zjarri ka nisur rreth orës 12:50, në pallatin i cili ndodhet në rrugën ‘Xhon Belushi’. Fatmirësisht në banesë nuk ka pasur asnjë person. Forcat zjarrëfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe të përcaktojnë shkakun e zjarrit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Me datë 31.01.2022, rreth orës 12:50, në rrugën “Xhon Belushi” ka rënë zjarr në katin e pestë të një pallati, në një banesë të pabanuar. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.





