Zgjedhjet në Gjirokastër, Luftëtari kallëzon në Prokurori sekretarin e FSHF-së

0

Nuk ka qetësi në futbollin shqiptar. Vetëm një ditë pas zgjedhjeve në Shoqatën Rajonale të Futbollit Gjirokastër, Akademia e Futbollit Luftëtari, që tashmë aksionet e klubit zotërohen nga Bashkia ka depozituar një kallëzim penal ndaj sekretarit të FSHF-së, Ilir Shulku dhe Sadik Sadikaj që u zgjodh si kryetar i Shoqatës Rajonale të Futbollit Gjirokastër.

Objekti i padisë është: Kallëzim i veprave penale të falsifikimit të dokumentavef, shpërdorim detyre dhe ndërhyrje në sistemet kompjuterike dhe falsifikim kompjuterik. Në kallëzim parashtrohen një sërë faktesh kundër FSHF-së dhe Shoqatës Rajonale të Futbollit Gjirokastër për shkeljet ligjore të kryera në procesin e djeshëm, i cili përcaktoi Altin Çomon dhe Xhevit Kaçorrin si delegatë për Asamblenë e FSHF-së më 2 mars.