Përfunduan takimin me Osmanin, Lajçak dhe Escobar drejtohen për në zyrën e…

0

Zv/ndihmës-sekretari i SHBA për Ballkanin Perëndimor dhe I Dërguari i Posaçëm i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak po takohen me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Më herët, dy diplomatët e lartë të SHBA dhe BE-së takuan presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ata nuk pranuan të prononcohen për mediat. Biseda trepalëshe u realizua pa prezencën e mediave.

Escobar dhe Lajçak do të qëndrojnë 3 ditë në Kosovë dhe ditën e mërkurë do të mbajnë një konferencë të përbashkët. Më pas ata do të shkojnë drejt Serbisë.

Të dy emisarët do të diskutojnë me Osmanin dhe Kurtin çështjen e zbatimit të Marrëveshjes së Asosacionit të Komunave Serbe dhe avancimin e dialogut me Serbinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu