Kryemadhi për “Këshillimin Kombëtar”: “Shumë zhurmë për asgjë”,Ramës i intereson vetëm…

0

Reagimi i Plotë nga kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi:

Propaganda e Edi Ramës me emrin ‘Këshillim Kombëtar’ do të ketë të njëjtin fat dështues si dialogu farsë për universitetin. Shumë zhurmë për asgjë, sa për të mbuluar zullumet e qeverisë. Edi Ramës nuk i intereson opinioni i qytetarëve, sepse qeverisja e tij është vetëm në shërbim të interesave personale. Faktet flasin me qartë se sloganet!

Miratimi sa më parë i një ligji evropian për referendumet është domosdoshmëri për rikthimin e sovranitetin tek qytetarët. Vetëm shprehja e vullnetit përmes referendumit, i cili kthehet në një vendimmarrje detyruese për t’u zbatuar, është Këshillimi Kombëtar i vërtetë që meritojnë shqiptarët. Sapuni për djath nuk mund të jetë më alternativë për shqiptarët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu