“Edi Rama sulmoi kryeministrinë dhe u vranë 4 vetë …”, Sali Berisha flet për protestën e 21 janarit

0

Ish-Kryeministri Sali Berisha u rikthye të flasë këtë të hënë për protestën e 21 janarit 2011.

Në një intervistë për Syri TV, Berisha u shpreh se në vition 2011 Rama sulmoi kryeministrinë dhe u vranë 4 veta.

Ai shtoi se ju kërkua nga figurat më të larta ndërkombëtare që të anulon mitingjet si Rama ashtu dhe Berisha në datë 21 janar 2011, gjë të cilen e pranoi Berisha por refuzoi ta bënte Rama.

“Edi Rama sulmoi kryeministrinë dhe u vranë 4 vetë. Atëherë ishte dhe mitingu jonë. Na u kërkua të dy palëve, nga zonja Klinton, Barroso, dhe nga shumë drejtime që t’i anulojmë mitingjet. Unë sigurisht që i anulova mitingjet. Ai refuzoi në mënyrë kategorike. Unë i anulova. I krijova mundësi që ta anulonte pasi anulova unë, por Edi Rama nuk e anuloi. Por të jesh i bindur që Arvizu dëshirë tëmadhe kishte të emëronte dhe Presidentin”, tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu