IKMT ka nisur mëngjesin e sotëm aksionin për prishjen e 4 banesave të tjera në lagjen “5 maj” në kuadër të procesit të rindërtimit.
Banorët janë të revoltuar dhe kërkojnë marrëveshje sipas ligjit, ndërsa ka nisur prishja e njërës prej shtëpive.
“Nuk po shkëmbehet pronë këtu, po vidhet”-u shpreh një nga banoret.
Banorja e lagjes “5 maj”: Ataa duhet të më trokasin në derë me avokat dhe të shkëmbehet prona. Kjo është vjedhje e pronës, të dal unë pas 40 vitesh e të pres të marr banesë sociale. Çfarë kërkojnë këta njerëz në pallat?
Shtëpinë e kam me dokumente, po e shembin pa vendim.
Është shtëpia ime mor zotëri!