Iu gjet një kafshë e ngordhur në bagazhin e makinës, kapet vrasësi i dy policëve në Gjermani

0

Policia gjermane gjatë ditës së djeshme në pjesën perëndimore të këtij vendi ka arrestuar 38-vjeçarin Johannes Andreas Schmitt, që dyshohet se në orët e para të mëngjesit gjatë një kontrolli rutinor vrau me armë zjarri dy policë gjermanë.

“Kemi arrestuar personin të cilin e kërkonim”, ka njoftuar policia në Sarsk të Gjermanisë.

Para kësaj, policia kishte lëshuar fletarrestin për 38-vjeçarin, dokumentet e të cilit janë gjetur në vendin ku janë kryer vrasjet.

Schmitt dyshohet se në orët e para të mëngjesit të sotëm gjatë një kontrolli rutinor, me armë zjarri ka qëlluar për vdekje një police 24-vjeçe e cila ishte akoma duke u trajnuar si dhe kolegun e saj 29-vjeç.

Siç bën të ditur policia, ai është i njohur për autoritetet për shkak të arratisjes nga vendi i ngjarjes. Por, raportohet se ai kishte leje për armën e zjarrit.

E deri më tani nuk dihet nëse veturë më të dyshuarin ishte edhe dikush tjetër. Ndërkaq policët e vrarë në bagazhin e veturës së të dyshuarit kishin gjetur një kafshë të egër të ngordhur.

Aty edhe eskaloi situata. Polici i vrarë para se të qëllohej për vdekje kishte shkrepur disa plumba nga arma zyrtare. Që të dy policët kishin uniforma dhe jelek antiplumb.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu