Zbulohen detaje rrënqethëse mbi vrasjen e 19 vjeçares: I dashuri e përvëloi me acid, kur e gjetën në vaskë

0

Foto të vrasësit Meraj Zafar dhe të dashurës së tij adoleshente po qarkullojnë në rrjetet sociale. Në foto ata duken çift i lumtur, por mësohet se shkrepja e saj ka ndodhur pak para se 20 vjeçari ta vriste Aminah Hayat dh eta përvëlonte trupin e saj me acid.

Sipas Daily Mail, mbetjet e trupit të 19 vjeçares u gjetën në vaskën e çiftit të dielën, në shtëpinë e tyre në perëndim të Sidney.

Dokumentet e gjykatës zbuluan se Hayat mund të jetë zhytur në vaskë për më shumë se një ditë para se të gjendej.

Dokumentet e prokurorisë zbulojnë se policia beson se zonja Hayat dyshohet se u vra midis mesditës dhe orës 17:00 të së shtunës – më shumë se 24 orë përpara se policia të gjente trupin e saj.

Policia hyri në banesën e tyre në Parramatta Veriore të dielën pasi të afërmit e shqetësuar ngritën alarmin për humbjen e saj.

Detektivët filluan kërkiminpër Zafar, 20 vjeç, i cili u pa duke ikur nga shtëpia ku bëri krimin makabër me kamionin e tij. Ai më vonë u dorëzua në polici të hënën dhe u akuzua për vrasjen e saj.

Mësohet se Hayat kishte mbërritur në Australi vetëm disa muaj më pare, posaçërisht për të takuar djalin që do i merrte jetën dhe të afërm rrëfejnë se kishin plane për martesë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu