Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar ditën e sotme fondet vjetore për vitin 2022 të cilat do të jepen për 11 parti të cilat kanë marrë pjesë në zgjedhje dhe vijojnë aktivitetin e tyre si formacione politike. Në shifrat e publikuara, shuma më e madhe jepet për partinë Socialiste si formacioni më i madh politik që përfiton plot 151 milionë e 494 mijë e 783 lekë duke u ndjekur më pas nga partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.