Juela Meçani: Sipas disa burimeve është përsëritur një takim mes Ballës, Bashës dhe Veliajt. A mendoni se ky është realisht trekëndëshi i ri që ka lindur?
Presidenti Ilir Meta: Unë di këto elementë, kujt i interesonte që të ngrihej e gjithë PD në këmbë se gjoja Ilir Meta do vriste dy deputetë? I interesonte PD? Për asnjë arsye. Nuk ka patur njeri më korrekt se unë në raport me opozitën. Në çdo gjë që u takonte i kam mbështetur. Konsensusi më interesonte mua kur isha kryetar parlamenti. I thoja Ramës Reformën Administrative nuk do e bëjmë vetëm sipas nesh. Kujt i interesonte se ai deri në fund nuk solli asnjë propozim. Kujt i interesoi “çadra në 2017” dhe më pas ai përqafimi në 2017?
Jo po tani hajde e bëj vota ti të shkarkojmë Edi Ramën. Po si ta shkarkoja unë Edi Ramën?
Në fund fare nxori si armik LSI-në. Kujt i vlejti bojkoti i Reformës në Drejtësi? Pastaj djegia e mandateve, u kam thënë se ishte çmenduri dhe u thashë në asnjë mënyrë. E bënë në fakt të kryer, na tha populli thonin. Po pastaj çfarë i sole popullit ti? E le pa mbrojtje, madje edhe presidentin e le pa mbrojtje.
Ai është mësuar që të sulmojë doktorin dhe mua sepse është mësuar që të tjerët të punojnë për të jo ai vetë. Ka shenja llastimi.