Infektohet me Covid-19 lideri i partisë politike shqiptare (EMRI)

0

Kryetari i Tetovës dhe lider i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami është infektuar me Kovid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur Kasami në profilin e tij në Facebook.

“Të nderuar qytetarë,

Dua të ju informoj se pas rezultateve të marra kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Në bazë të rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë do i respektoj të gjitha masat anti-covid duke u izoluar.

Gjatë kësaj periudhe obligimet e mia si Kryetar i komunës së Tetovës do t’i kryej nga shtëpia. Ju bëj thirrje të gjithëve që të mbani maskë dhe të kujdeseni për shëndetin Tuaj!”, shkroi Kasami.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu