Trajneri Xavi Hernandez ka përfunduar listën e lojtarëve që do të ketë në dispozicion në ndeshjen e parë në Europa League, ndaj Napolit.
Dani Alves do të i përjashtuari i madh nga lista UEFA e Barcelona-s. Mbrojtësi brazilian, sipas AS, do të mungojë në sfidën kundër Napoli-t, duke parë se katalanasit mund të regjistrojnë vetëm 3 lojtarë të rinj në listë dhe ka zgjedhur 3 përforcimet e jana rit: Pierre Emerick Aubameyang, Adama Traore dhe Ferran Torres.
Xavi ka privilegjuar pozicionet sulmuese, i vetëdijshëm se skuadrës i duhet ekuilibër dhe një gol nëse do të bëjë diferencën në Europë. Trajneri ia ka shpjeguar brazilianit arsyet e përjashtimit.
Domosdoshmëria për të zgjedhur listën e sulmuesve vjen edhe nga dëmtimi i Ansu Fati, i cili do të qëndrojë larg fushave për 10 javë dhe nga përjashtimi i mundshëm nga ekipi i Ousmane Dmebele për pjesën tjetër të sezonit.