Hetimet për vrasjen e 19-vjeçarit në Selanik, policia gjen arsenalin e armëve

0

Një arsenal armësh të ftohta dhe objekte që përdorin huliganët gjatë konfrontimeve të tyre ka gjetur policia e Selanikut gjatë kontrollit të kryer në një shoqatë tifozësh në qendër të qytetit.

Kontrolli është kryer në kuadër të hetimeve për vrasjen e 19-vjeçarit Alkiviadhis Kampanou në një rrugë pranë stadiumit të Aris-it në lagjen Harilaou të qytetit.

Gjatë këtij hetimi ligjor, janë gjetur dhe konfiskuar ndër të tjera:thika, kokore, pishtarë, shashka, lopata, çekiç, sfurqe, tuba metalikë dhe shkopinj druri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu