Reperja e njohur, Loredana Zefi vijon të jetë ende beqare pas ndarjes me Mozzik.
Ajo këtë gjë e ka konfirmuar vetë me një postim në rrjete sociale, përmes opsionit “pyetje-përgjigje” rreth jetës së saj private.
“A je beqare”, përgjigja e biondes ka qenë e menjëhershme duke e theksuar me një “Po” të zgjatur.
Krijuesja e hitit “Nëse don” në vitin që lamë pas u ribashkua me partnerin e saj, Mozzik, por kjo zgjati për vetëm një muaj.
Ata njoftuan ndarjen duke thënë se provuan sërish, por që nuk funksionoi edhe kësaj here.
Ish-çifti ndajnë një vajzë të vogël së bashku të quajtur, Hana.