Kryemadhi: Një njeri që u hedh gaz lotsjellës demokratve që ishin gati të jepnin jetën për të, më mirë që nuk u bë kryeministër se nuk i dihet se çfarë mund të kishte ndodhur.
Pyetje: Ku u thyet me Bashën?
Kryemadhi: Të jemi të sinqertë, mungesa e besnikërisë. Pas djegies së mandateve gjërat vështirësoheshin çdo ditë dhe më shumë. Ne kemi pasur një bashkëpunim me parnterët ndërkombëtarë të cilët e kanë ditur se unë nuk ndahem nga fronti opozitar.
E hongrëm ne atëherë, tani ta hajë kush ka për ta ngrënë. Djegia e mandateve ishte gabim por nga ana tjetër mund të ishte edhe një bashkëpunim Rama-Basha për të bërë qeverinë e përbashkët gjë që nuk ndodhi. Rama dhe Basha janë sot bashkë, pse gaz lotsjellës kush hodhi? Policia e Ramës.