‘I punësuar rishtazi në QSUT’, komentuesit nxjerrin zbuluar Manastirliun: Doktori ka që në 2013-tën që na shërben

0

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka publikuar foton e mjekut Ervin Rapushi, për të cilin thotë se është i punësuar rishtazi në QSUT, pasi ka përfunduar në specializim jashtë vendit.

“Pas përfundimit të specializimit afatgjatë për reumatologji në Shqipëri dhe një seri specializimesh jashtë vendit, dr. Ervin Rapushi i është bashkuar ekipit të Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë në shërbimin e Reumatologjisë.

Dr. Ervini është një prej mjekëve të punësuar rishtazi në sistemin shëndetësor publik, ku vetëm gjatë vitit 2021, u punësuan përmes platformave online 328 mjekë dhe 1222 infermierë dhe profesionistë të shkencave mjekësore teknike”, shkruante Manastirliu në postimin e saj.

Por ajo që bie në sy janë komentet në postimin e ministres, të cilës i kujtojnë asaj se Rapushi ka qenë mjek në QSUT që prej vitit 2013.