Kush është reperi i njohur që tentoi të vriste pronarin e hotelit në Tiranë

0

Ervin Selita (reperi i Hellbanianz) është personi që tentoi të vriste pronarin e një hoteli sot në Tiranë. Këngëtari njihet ndryshe me nofkën “Vinz-i”.

Hellbanianz është grupi muzikor që e ka zhvilluar aktivitetin mes Londrës dhe Tiranës.

Anëtarët e kësaj bande kanë qenë shumë herë në fokus të investigimeve të mediave angleze për këngët e tyre të dhunshme dhe jetën e shtrenjtë, mes makinave luksoze e me dyshimet se të ardhurat e kanë fituar nga aktivitete kriminale.

30 vjeçari tentoi të vriste një nga pronarët e hotelit, shtetasin Zeni Xhindi, pasi shtetasi Ervin Selita fillimisht u konfliktua me recepsionistin e hotelit se nuk e la të hynte në hotel me këtë vajzën pa i dhënë karten e identitetit dhe konflikti vijoi më pas me një nga pronarët e hotelit.

Policia ka shpallur në kërkim gjithashtu shtetasit Xhuliano Selita dhe Erjon Mici, shokët e shtetasit Ervin Selita që i erdhen në ndihmë gjate konfliktit dhe më pas fshehën armen me të cilen ky qëlloi për të vare pronarin e hotelit.