Gjendet i vdekur një emigrant 30-vjeçar, dyshimet e para të policisë

0

Një shtetas i huaj është gjetur i pajetë në rrugë mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Sipas njoftimit zyrtar bëhet me dije se emigranti sirian është identifikuar nga kalimatrët në zonën e Zogut të Zi.

Policia bën me dije se viktima rreth 30 vjeç është gjetur në Rrugën e Durrësit, pa shenja jete.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

“Më datë 03.02.2022, në Rrugën e Durrësit, në rrugë është gjetur nga kalimtarët, pa shenja jete, një shtetas i huaj, rreth 30 vjeç, ende i paidentifikuar.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale”, thuhet në njoftimin e policisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu