Pamje ekskluzive të infowebtv nga djegia e hotelit në Spille

0

Një hotel u përfshi nga flakët mesnatën e kaluar në plazhin e Spillesë.

Zjarri ka djegur gjithçka, por fatmirësisht nuk ka pasur dëmtime në njerëz.

Nga pamjet ekskluzive të siguruara nga Infowebtv shihet se si i gjithë hoteli është shkrumbuar duke i shkaktuar pronarit dëme të mëdha materiale.

Në vendngjarje shkuan zjarrfikëset që lokalizuan dhe fikën flakët.

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit.

Një nga pistat mbetet edhe zjarrvënia e qëllimshme.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu