Po lufton me depresionin, Atalanta i jep një lajm të keq Ilicic, e përjashton nga…

0

Lajmi është se Josip Ilicic nuk do të luajë në Europa League, Atalanta në fakt e ka përjashtuar nga lista e Uefa-s, dorëzuar dje pas mbylljes së merkatos. Një zgjedhje realisht e dakordësuar mes klubit dhe lojtarit, duke qenë se nuk ka vendime teknike në bazë por situatën e vështirë personale që slloveni po përjeton prej disa kohësh.Vetëm disa javë më parë, Gasperini iu afrua me takt pyetjes kështu: “Është e vështirë të flasësh për këtë. Jemi afër tij dhe tani është koha ta lëmë të qetë”.

Sllovenit i duhet edhe një herë të përballet me vuajtjet personale që e kishin prekur mes verës dhe vjeshtës së vitit 2020, pas shpërthimit të pandemisë, kur u largua nga ekipi për disa javë përpara se të kthehej në mes të tetorit.Është e vështirë të parashikohet e ardhmja, si për një rikthim hipotetik në fushë, ashtu edhe për vazhdimin e aventurës te Atalanta.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu