Vinzi qëlloi me armë dhe dëmtoi fasadën e hotelit, sekuestrohen kamerat

0

Arma me të cilën Ervin Selita, reperi i njohur si Vinz ka tentuar të vrasë pronarin e hotelit Zeni Xhindi nuk është gjetur ende. Raportohet se pistoleta është marrë nga dy miqtë e Selitës para se të mbërrinte policia, Xhuljano Selita 23 vjeç dhe Erjon Mici 26 vjeç, të cilët janë të shpallur në kërkim.

Ndërkohë janë sekuestruar kamerat e sigurisë së hotelit ku ka ndodhur ngjarja, por paraprakisht bëhet me dije se 30-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri dhe ka dëmtuar fasadën e jashtme të hotelit.

Ervin Selita u prangos sot pasi ka tentuar të vrasë pronarin e hotelit, Xhindi. Sherri ka nisur pasi Selita nuk ka dashur që e dashura e tij të jepte kartën e identitetit në recepsion dhe ka vijuar me përdorimin e armës së zjarrit. Bashkë me këngëtarin është prangosur edhe e dashura e tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu