Disa ditë pas tritolit të vendosur në shtëpinë e presidentit të Fedeatës Shqiptare të Futbollit, Armando Dukës, ka mbërritur në zyrat e FSHF-së Aleksandër Ceferin.
Presidenti i UEFA-s vizitoi ditën e sotme Shqipërinë, kun ë fillim drekoi me Dukën dhe më pas u takua edhe me kryeministrin shqiptar Edi Rama, vizita me të cilin zgjati rreth 1 orë.
Ndërkohë që mendohet se përveç diskutimin për zhvillimin e finales së ligës së Konferencave në stadiumin “Air Albania”, janë diskutuar edhe ngjarjet e ndodhura së fundmi me përgjimet e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe më pas vendosja e tritolit në shtëpinë e Armando Dukës.