Këngëtarja Fjolla Morina dhe partneri i saj Fisnik Syla janë përfshirë në një skandal. Ata akuzohen nga një agjensi turistike se nuk kanë paguar shumën mbi 23 mijë euro për pushimet që bënë në Maldive, ku kurorëzuan dashurinë në matesh.
Fillimisht agjencia turistike bëri denoncimin në emisionin “Kiks”, duke treguar bisedat telefonike që kishte shkëmbyer me partnerin e këngëtares dhe më pas edhe me vet Fjollën.
Ndërkohë, së fundmi është publikuar një tjetër përgjim rreth rastit në fjalë, ku janë shfaqur bisedat telefonike mes Fisnikut dhe pronarit të agjencisë.
Mes bisedës për udhëtimin në fjalë, kuptohet qartë se Fjolla ishte në pritje të fëmijës së tyre. “Pasha këtë evlad që e kam në bark, që e ka Fjolla në bark”, dëgjohet duke thënë Fisniku.