Napoli-Inter/ Prefekti ndalon tifozët, arsyeja është rreziku i dhunës

0

Prefekti i Napolit, Claudio Palomba ndalon tifozët e Interit të udhëtojnë për ndeshjen që do të luhet më 12 shkurt. Ky i fundit theksoi rrezikun që lidhet me rivalitetin e fortë midis tifozëve, lidhur edhe me ngjarjet e rënda që ndodhën gjatë ndeshjes së luajtur në Milano më 26 dhjetor 2018 me vdekjen e një tifozi të Interit.

Ai miratoi ndalimin e shitjeve të biletave për banorët në rajonin e Lombardisë, edhe nëse ishin të regjistruar.“Banorët në Lombardi që mbajnë kartat e besnikërisë “SSC Napoli”, janë të përjashtuar nga stadiumi”, theksoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu