Trajneri gjerman Thomas Tuchel i skuadrës së Chelseas, nuk do të jetë në pankinë për ndeshjen e sotme për FA Cup kundër Plymouth (13:30).
Trajneri i “bluve” të Londrës ka rezultuar pozitiv në një test rutinë për Covid-19.
Klubi i Chelseas ka njoftuar lajmin, duke shtuar se Tuchel është izoluar, duke zbatuar protokollet shëndetësore të rastit.