Futbollisti belg 33-vjeçar me eksperiencë Radja Nainggolan, i cili tani luan për Royal Antëerp, ka komentuar disa episode të karrierës së tij në Serie A.
Në një intervistë interesante për La Reppublic, Nainggolan foli për kritikat e shpeshta që merrte për mënyrën e tij të jetesës që nuk është aspak sportive.
“Nëse dikush vonohet, pi alkool dhe cigare, në sytë e mi nuk bën gjëra të gabuara. Unë kurrë nuk jam shqetësuar për atë që thonë njerëzit, shumë po fshihen në vend të kësaj.
Unë dal, ju më shihni në klube. Disa njerëz pinë më shumë se unë, por ata e bëjnë këtë në shtëpi dhe askush nuk e merr vesh”, tha Nainggolan.