“Stërviteshin në kushte qesharake”, Brdaric më në fund buzëqesh por i pret një sfidë e zjarrtë ndaj Laçit

0

Më shumë se çdo gjë tjetër në këtë pikë të sezonit, Vllaznia ka nevojë për pikë, kërkohet maksimumi në çdo ndeshje për tu mos larguar akoma më shumë nga kreu, aktualisht diferenca më Tiranën është në 10 pikë. Të dielën, Vllaznia duhet të bëjë llogaritë me një rival të vështirë që po kalon një moment të mirë, luan në transfertë përballë Laçit. Trajneri Brdaric vlerëson kundërshtarin dhe shprehet i bindur se do të jetë një ndeshje e luftuar e cila do të vendoset nga detajet.

Sfida kundër Laçit

”Kjo është një ndeshje tjetër, Laçi ka ndryshuar si ekip, kështu që ne duhet të jemi gati për këtë ndeshje. Duhet përkushtim i madh për t’i shkaktuar humbje Laçit. Kam parë harmoni, përkushtim dhe punë të mirë te skuadra. Djemtë janë stërvitur me dëshirë, mendoj se kemi mundësi të mira për të fituar”

Kundërshtari

“Laçi është ekip i njëjtë, por me një trajner tjetër, me një mënyrë ndryshe loje. Edhe ne jemi të përgatitur, jemi në formë shumë të mirë, kështu që diferencën nesër do e bëjnë detajet. Do të japim përtej maksimumit”.

Gjendja e ekipit

“Sigurisht që ka vështirësi kur mungojnë lojtarët për dëmtime apo kartonë. Ne jemi profesionistë dhe e kam thënë gjithmonë që kemi më shumë se 11 lojtarë. Secili do të ketë minuta për të treguar veten. Besoj se do të japim më të mirën kundër Laçit”

Stërvitja e ekipit

“Më pëlqen fusha ‘Reshit Rusi’. Më përpara jemi stërvitur në kushte qesharake, tani ndihemi më profesionistë, pasi po stërvitemi në një fushë të mirë. Bari nuk është natyral, duhet të përshtatemi, por shoh që lojtarët janë të kënaqur dhe të motivuar, kjo është e rëndësishme”.

Vllaznia ndodhet në vendin e katërt në kampionat me 30 pikë të grumbulluara.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu