Detaje të tjera kanë dalë në skenë në lidhje me shantazhimin e 17-vjeçares në Korçë nga 4 persona. Mësohet se fillimisht e mitura është shantazhuar nga nje person me emrin Kristjan Ali, i cili është shpallur në kërkim sëbashku me 3 personat e tjerë.
Dyshohet se të rinjtë e kanë shantazhuar 17-vjeçaren, duke i thënë se ka qenë bashkëpuntore në një vepër të paligjshme të ndodhur disa kohë më parë. Ata gjithashtu kanë thënë se nëse ajo nuk do u jepte që kërkonin do e denonconin.