Rama thirrje qytetarëve: Na ndihmoni, denonconi ata që na turpërojnë si shqiptarë

0

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të denoncojnë ata që hedhin plehra e ndotin ambientit.

Teksa ka ndarë me ndjekësit pamje nga aksioni i pastrimit në disa qytete të vendit, Rama kërkon që ata që dëmtojnë natyrën të denoncohen përmes komisariatit dixhital. Sipas tij këta persona turpërojnë të gjithë shqiptarët.

“Faleminderit për angazhimin në Planin Kombëtar të Pastrimit Nëpërmjet aplikacionit Komisariati Dixhital ndihmoni duke identifikuar ata që dëmtojnë natyrën tonë e na turpërojnë si shqiptarë duke hedhur plehra në hapësirat e përbashkëta publike, një thirrje për të vepruar bashkë sa s’është vonë kundër ndotjes mjedisore *momente nga pastrimi në Durrës, Krujë, Libohovë, Memaliaj, Gramsh, Përmet, Ura Vajgurore, Gjirokastër, Kuçovë, Roskovec dhe Mallakastër,”- shkruan kryeministri Edi Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu