LAJM I FUNDIT/ Sali Berisha njofton takimin e radhës me demokratët (Data+Ora)

0

Ish-Kryeministri Sali Berisha do të takohet me demokratët e Sukthit ditën e diel date 6 shkurt në orën 11:00, në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme vendore.

NJOFTIMI

Te dielen me date 6 shkurt, ne ora 11:00 Z. Berisha zhvillon nje takim elektoral ne Sukth. Sinjalin mund ta siguroni nepermjet kanalit youtube te Z. Berisha qe do t’ua sigurojme pak para nisjes se aktivitetit.

Mediat mund te marrin pjese sipas deshires!

Mbremje te kendeshme.

Rikujtojmë se ish-Kryeministri Berisha do të hyjë në zgjedhjet e pjesshme vendore në koalicion me LSI-në, koalicion i cili ka marrë emrin “Shtëpia e Lirisë”.

Kandidatët për 6 bashkitë ku do zhvillohen zgjedhjet e pjesshme u votuan në Primaret e mbajtura në këto 6 bashki, të cilat i organizoi Komisioni i Rithemelimit.

Duke qenë se Komisioni i Rithemelimit nuk është ende një parti, Berisha vendosi të regjistrohej në këto zgjedhje të 6 marsit si koalicion me LSI-në.

6 kandidatët e Berishës

Shkodër – Bardh Spahia

Dibër – Premtim Kryemadhi

Durrës – Ardian Muka

Lushnje – Elton Bano

Rrogozhinë – Hekuran Xhani

Vorë – Lulzim Vrano


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu