Lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha duket se nuk do të presë datën 14 shkurt për nisjen e fushatës për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.
Sipas njoftimit të shpërndarë në rrjetet sociale, takimi i parë i Berishës do të zhvillohet në Njësinë Administrative Sukth, paraditën e sotme në orën 11:00.
Po ashtu, gjatë këtij mitingu Berisha do të prezantojë kandidatin për kryetar bashkie të “Shtëpisë së Lirisë” në Durrës, Ardian Muka. Takimi do të zhvillohet sot në orën 11:00, tek kompleksi “Selimi” në Qendër Sukth.