Një krim horror ka ndodhur në Iran, ku një burrë bashkë me vëllain e tij,i ka prerë kokën gruas së tij dhe më pas ka postuar video me të në rrjetet sociale.
Agjencia e lajmeve ILNA raporton se burri postoi video duke mbajtur në njërën dorë një thikë të madhe, të gjakosur dhe në tjetrën kokën e gruas. Kjo video u pa nga dhjetëra mijëra njerëz, deri në momentin që u fshi.
Burrat u arrestuan 4 orë pasi kishin kryer krimin, ndërkohë sipas policisë, shkaqet që kanë çuar në këtë krim horror kanë qenë problemet familjare. Policia nuk i bëri të ditur emrat e burrave dhe nuk dha hollësi të mëtejshme mbi vrasjen apo se kush e filmoi videon.