Katër të burgosur shqiptarë dhe një pakistanez janë arratisur nga Komisariati i Policisë në Chania. Sipas informacioneve të bëra me dije nga mediat greke, shqiptarët dhe pakistanezi, ndodheshin në Komisariatin e Policisë pasi ishin transferuar nga burgjet e Athinës për t’u vendosur përfundimisht në Qendrën e Paraburgimit në Agia.
Por duke qenë se transferimi i tyre ishte bërë ditën e shtunëdhe sekretariat e burgjeve ishin të mbyllura, ishin caktuar të qëndronin në Komisariatin e Policisë deri të hënën por në fakt ata zgjodhën…lirinë. Duke u arratisur. Deri më tani nuk ka asnjë informacion lidhur me identitetin e tyre, ndërsa Policia greke u është vënë pas për t’i kapur e për t’i rikthyer pas hekurave të qelisë.
Gjithashtu mësohet se të arrestuarit, janë persona të rrezikshëm pasi janë të dënuar edhe më parë për vrasje, grabitje dhe krime të tjera.