Kriza në Ukrainë, Macron takohet sot me Vladimir Putin

0

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ndodhet sot në Rusi për të zhvilluar nje takim me presidentin Vladimir Putin rreth krizës në Ukrainë.

Reuters raporton se Macron dukej optimist përpara takimit, që do të shoqërohet me një drekë pune dhe konferencë të përbashkët për shtyp.

“Unë jam mjaft optimist, por nuk besoj në mrekulli të papritura“, u tha Macron gazetarëve menjëherë pasi zbarkoi në Moskë.

Macron ka folur edhe më herët me presidentin amerikan Joe Biden teksa rikonfirmuan mbështetjen e tyre për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu