Pas skandalit seksual të holandezit Marc Overmars me koleget tek Ajax, edhe në Turqi ka ndodhur e njëjta gjë. Klubi i Yeni Malatyaspor vendosi të shkarkojë trajnerin rumun Marius Sumudika për shkak të rezultateve të dobëta të grumbulluara në këto javë kampionat, por kjo nuk është arsyeja e vetme e shkarkimit.
Ajo që bën bujë është lajmi që Oguzhan Erdogmush, përkthyesi i tij në kohën e Kaizerispor, i Gaziantepit dhe Rizesporit ka thënë në deklarata se trajneri ka abuzuar verbalisht dhe seksualisht me lojtarët:
“Kur Marius Sumudika mori komandën e Malatyaspor, unë nuk fola nga respekti për komunitetin e qytetit. Tani, mund të flas lirshëm, Marius Sumudika abuzonte seksualisht dhe verbalisht me lojtarët e tij. Mund ta vërtetoj nëse dëshironi”, – tha ai për gazetarët.