Kjo është kurora me 2800 diamante që Camilla merr pas kurorëzimit

0

Mbretëresha Elizabeth, gjatë ceremonisë së Jubileut të Platinit për 70-vjetorin e saj në fron, deklaroi se: “Është dëshira ime e sinqertë, kur të vijë koha, që Camilla të quhet gruaja mbretërore”.

Kjo deklaratë ka kthyer tashmë të gjithë vëmendjen e botës tek e shoqja e princit, princesha Camille. Mediat britanike raportojnë se kur Princ Charles të bëhët mbret, bashkëshortja e tij, princesha Camilla do të mbajë një nga kurorat më të famshme në botë e cila përbëhet nga 2800 diamante.

Kurora u krijua në vitin 1937 për babain e Elizabeth, Xhorxh VI, dhe përbëhet nga 2800 diamante, të cilat Sulltani i Turqisë ia dhuroi mbretëreshës Viktoria, në vitin 1856. Mbi të ndodhet diamanti i famshëm 105 karatësh, Koh-i-Noor. Kur mbretëresha ti dhurojë Camillas kurorën, ajo do të marrë titullin Mbretëreshë dhe do të trashëgojë fronin mbretëror.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu