Berisha e prezantoi si kandidat për bashkinë e Durrësit të “Shtëpisë së Lirisë”, Ardian Muka i bashkohet strukturave të LSI-së (FOTO)

0

Lëvizja Socialiste për Integrim, ka prezantuar sot kandidatin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për bashkinë e Durrësit, Ardian Mukën.

Në një postim në rrjete sociale, LSI shkruan se strukturat në Durrës japin mbështetje të plotë ndaj kandidatit i cili doli nga primaret e zhvilluara në Komisionin e Rithemelimit.

Disa ditë më parë, Muka është prezantuar edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha në zonën e Sukthit.

Ardian Muka është kandidati që doli nga primaret e zhvilluara në Komisionin e Rithemelimit për Bashkinë e Durrësit. Pasi KQZ-ja nuk lejoi Komisionin e Rithemelimit të bëhej pjesë e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, 6 kandidatët e Berishës do të përfaqësojnë LSI-në dhe PDK-në.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu