Deklarata për cfurqet, Meta: Do ta mprehja unë i pari nëse prekej vota

0

Presidenti Ilir Meta ka folur sërish në lidhje me thirrjet e tij të bëra gjatë fushatës para zgjedhjeve të 25 prillit ku përmendeshin cfurqet. Në një lidhje telefonike në “A show”, me Adi Krastën, Meta tha se gjithçka ka qenë një paralajmërim, nëse do të vidhej vota e shqiptarëve. Madje ai shtoi se do të dilte vetë i pari me cfurqet në duar për votat e qytetarëve.

“Është provokuar LSI-ja në Fier dhe Presidenti për të evituar një konflikt që ishte një për shkak se do të mbante thjesht një miting PS-ja. Presidenti ka dalë dhe ka thënë ‘mos bini pre’, madje flsini me Ruçin, merrni postet e Ramës dhe vendosini aty. Madje vij vetë dhe i vë unë. Madje po ta shikoni të plotë, i jam referuar një ngjarjeje në Libofshë ku banditët dhe politikanët u bënë njësh. Gratë e Libifshës morën cfurqet dhe mbrojtën dinjitetin e tyre. U është thënë, mos bini pre, por nëse bini pre, le të mprehim cfurqet. Presidenti ka thënë që do ta marr unë i pari cfurkun. Nuk do të lejoj pseudoanalistë që të vërë në diskutim gjëra që nuk vihen dot,”- tha Meta ndër të tjera.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu