Pavarësisht golit të Pogba, “Djajtë e Kuq” i dorëzojnë “zonën europiane” West Ham

0

Paul Pogba nuk mjaftoi për Manchester Unitet. Mesfushori francez nuk arriti t’i jepte fitoren ekipit të tij ndaj Burnley, mbrëmjen e kësaj të marte (1-1).

Pavarësisht një dominimi të qartë në pjesën e parë, djemtë e Ralf Rangnick u rrëzuan pas pushimit. Pas një kombinimi të bukur me Wout Weghorst, Jay Rodriguez depërtoi në zone për të mposhtur David De Gea (47’), duke fiksuar barazimin 1-1.

Nëse Manchester United humbi vendin e katërt në renditjen e Premier League, kjo është edhe për shkak se West Ham fitoi paralelisht kundër Watford (1-0). “Hammers” vuajtën por pasi gjetën shtyllën përmes Saïd Benrahma, Jarrod Bowen (68’) shënoi për skuadrën e tij golin e vetëm të ndeshjes me një goditje të devijuarf.

Nga ana e tij, Newcastle merr frymë thellë, pasi ka mposhtur Everton (3-1). “Magpies”, shumë aktivë gjatë tregut të dimrit, thyen ekipin e ri të Frank Lampard, falë autogolit të Mason Holgate (37’), një realizim nga Ryan Fraser (56’) dhe golit mjaft të bukur të Kieran Trippier (81’). Blutë e Manchesterit kishin kaluar të parët në epërsi, të ndihmuar nga autogoli i Lascelles (37’). Me këtë sukses, i pari prej dy muajsh, Newcastle lë zonën e kuqe dhe rikthehet në një pikë të Evertonit, që zhytet në krizë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu