Më në fund arrihet marrëveshja, Barcelona shet emrin e stadiumit, nga kontrata 3-vjeçare do të përfitojë 280 milionë euro

0

Tek Barcelona pritet të vijnë miliona euro për shkak se klubi katalanas është afër marrëveshjes me “Spotify”, një ndër ofruesit më të mëdhenj muzikor në botë.

Sipas mediave spanjolle katalanasit do të përfitojnë 280 milionë euro në tre vitet e ardhshme dhe do të kenë frymëmarrje në merkato. Gjithsesi nga kjo marrëveshje drejtori ekzekutiv Ferran Reverter dha dorëheqjen për arsye se ai mendoi se shifrat e ofruara ishin larg vlerësimit që ai bën për klubin.

Madje do të ketë dhe ndryshim të emrit të stadiumit që do të quhet “Spotify Camp Nou” dhe Barcelona do të përfitojë 5 milionë vetëm nga ndryshimi i emrit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu