Shembja e banesave te “5 Maji”, Meta pret në zyrë përfaqësues të banorëve: Do bëj gjithçka që zëri i tyre të dëgjohet

0

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka zhvilluar një takim përfaqësues të banorëve të “5 Majit”.

Presidenti bën me dije se është njohur nga afër me situatën , ndërsa e cilëson atë anti-kushtetuese. Gjithashtu Meta shton se banorët janë shprehur të hapur ndaj zhvillimit urban dhe përmirësimit të infrastrukturës së Tiranës, por thekson se ato nuk mund të braktisen.

“Prita sot, me kërkesën e tyre, përfaqësues të banorëve protestues të zonave të 5 Majit, Laprakës dhe Paskuqanit në kryeqytet. Më informuan në detaje lidhur situatën e dhembshme dhe antikushtetuese që po ndodh me shpronësimin arbitrar të banesave dhe pronave të tyre dhe me faktin e mungesës së dialogut dhe dëgjimit të kërkesave të tyre legjitime nga Bashkia e Tiranës dhe institucionet e tjera përgjegjëse. Banorët më deklaruan se janë të hapur ndaj zhvillimit urban dhe përmirësimit të infrastrukturës së Tiranës, por ata nuk mund të braktisen dhe të lejojnë që interesat okulte të shkelin të drejtën e tyre jetike pronësore duke u shkatërruar pronat, pa kontrata dhe garanci të rregullt ligjore. Duke vlerësuar shqetësimet e tyre, i garantova se do të bëj gjithçka që zëri i tyre të dëgjohet me ndjeshmërinë më të madhe njerëzore dhe zyrtare, me të gjithë mbështetjen time të plotë institucionale, për të legjitimuar kërkesat e tyre që meritojnë të marrin përgjigjen e duhur nga organet përkatëse administrative e ligjore. Beteja demokratike për një shoqëri të drejtë dhe mos lejimin e kapjes së shtetit ka nevojë për ndërgjegjësimin e opinionit, zbatimin e drejtë të ligjit dhe unifikimin e të gjithë faktorëve të shoqërisë shqiptare që kërkojnë zhvillim e prosperitet.”, u shpreh Meta.

273748672 488757825952791 1134552198849201545 N (1)

 

 

273599677 488758075952766 3848996121607766972 N

273715667 488758035952770 5802226322949367548 N

273672852 488757995952774 7179707020437082647 N

273648142 488757899286117 8526980368592347527 N

273593763 488757859286121 8094476173424835378 N

273748672 488757825952791 1134552198849201545 N


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu