Zgjajtja e mandatit për Vetingun, Paloka kundër: Komisioni me familjarë qeveritarësh

0

Deputeti Edi Paloka ka deklaruar qëndrimin e tij kundër zgjatjes së mandatit për organet e Vettinngut gjë që pritet të votohet nesër në seancën plenare që do të mbahet në Kuvendin e Shqipërisë. Në një postim në Facebook, Paloka shkruan se nesër nuk do të jetë në seancë, por që qëndrimi i tij është kundër këtij propozimi pasi Komisioni i Vettingut sipas deputetit ka në përbërje familjarë të qeveritarëve. Paloka shton gjithashtu se ky komision ka marrë vendime politike duke e kthyer në farsë Reformën në Drejtësi dhe duke i shërbyer kryeministrit Edi Rama.

Postimi i plotë:

Ne pamundesi per te qene neser prezent ne seancen parlamentare ku do te diskutohet dhe votohet per zgjatjen e afatit te komisionit te Vetingut, po bej publik qendrimin tim “KUNDER “! Kush voton per ti zgjatur jeten nje komisioni te perbere nga familjare te afert te qeveritareve, i cili ne te gjithe aktivitetin e tij ka marre vendime politike , duke kthyer ne farse reformen ne drejtesi, eshte thjeshte sherbetor i Rames ne kapjen e plote te drejtesise ! Deputetet qe jane ne ate Parlament me voten e demokrateve , nuk mund te behen pjese e nje procesi te tille. Neser do te jemi perpara nje fakti tjeter qe do te tregoje qartazi se cila eshte opozita e vertete dhe kush eshte kthyer ne bishtin e Rames me zi se “opozita e kerperates dhe jenisherit”

 

OSBE, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë dhe ajo britanike u kanë bërë thirrje deputetëve që të votojnë pro zgjatjes së mandateve të organeve të Vettingut. Ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e mandatit të organeve të Vettingut, pritet të votohen në Parlament në seancën e datës 10 shkurt. Për të zgjatur mandatin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerëve Publikë deri më 31 dhjetor 2024 duhen 94 vota nga 140 deputetë. Më datë 21 Janar 2021, Këshilli i Legjislacionit ka miratuar ndryshimet kushtetuese të miratuara nga maxhoranca për zgjatjen e afateve të organeve të vettingut deri në fund të vitit 2024.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu