Deklaratat e Erdogan për gylenistët dhe “simbolika” e veprimeve të tij, Nikolla: Kemi marrëdhënie vëllazërore, nuk na shqetësojnë

0

Pyetje: A e patë me shqetësim deklaratën e bërë nga presidenti turk Erdogan, ku kërkohej arrestimi i “gylenistëve”?

Nikolla: Kjo është një tezë që presidenti e ka ngritur gjithmonë, nuk është hera e parë, ashtu siç përgjigjia jonë ka qenë korrekte në bazë të të gjitha ligjeve që Shqipëria operon dhe sigurisht të të gjithë marrëveshjeve dhe bashkëpunimit dhe pritshmërive që kemi në rrugën e BE. Janë çështje që ne i dëgjojmë dhe veprojmë në varësi të rregullave dhe ligjeve që Shqipëria ka.

Pyetje: Pse Rama nuk ka miqësi me kryeministrin belg apo holandez, por me Erdogan?

Nikolla: Kjo gjë nuk më shqetëson dhe nuk dua të komentoj sepse janë totalisht të njëanshme. Unë do bëja një koment për shembull, edhe kur erdhi kryeministri hollandez takimi ishte shumë miqësor dhe ky i fundit dha vlerësime për Ramën të tilla që Erdogan nuk i ka bërë kurrë.

Pyetje: Erdogan zgjodhi Laçin me një tendencë për besimin katolik, për të shtrirë ndikimin e tij…

Nikolla: Unë doja të rrija larg këtyre komenteve sepse dua të mbaj një qëndrim ndaj këtyre “po sikur”. Janë miliona euro që Erdogan i hoqi nga buxheti i popullit turk për të ndërtuar shtëpi të reja në Laç.

Pyetje: Si do e cilësoni marrëdhënien me Erdogan?

Nikolla: Janë marrëdhënie shumë të mira, pse jo , edhe vëllazërore dhe nuk kam asnjë lloj kompleksi sepse në të gjithë takimet që bëj me përfaqësuesit turq, ata çdo gjë me Shqipërinë e trajtojnë si një diçka vëllazërore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu