Ylber Bejkolli, i cili vuante dënimin në burgun e Korçës ka ndërruar jetë mesditën e sotme. Mësohet se ai Bejkolli ishte shtruar në spital një ditë më parë. I dënuari është përkeqësuar gjatë natës dhe mesditën e sotme ka ndërruar jetë.
Ylber Bejkolli ishte vënë në pranga dhe ishte dënuar për vjedhjen e disa objekteve të kultit. Tashmë trupi i tij do t’i nënshtrohet një ekspertize.
Nuk dihet nëse i dënuari është helmuar apo ka pasur ndonjë sëmundje që i ka shfaqur simptomat vetëm ditët e fundit.