Real Madrid di të luajë edhe në merkato, pakt i fshehtë me Haaland, ja kërkesa e klubit

0

Real Madrid i ka kërkuar Erling Haaland që të qëndronte edhe një vit te Borussia Dortmund, përpara se të kalonte te klubi madrilen në verën e vitit 2023. Kjo u raportua në Gjermani nga gazeta “Ruhr Nachrichten”, e marrë në Spanjë nga “Sport”.

Sulmuesi norvegjez, duhet të vendosë për fatin e tij ditët në vijim. Sipas mediave iberike, interesimi i Realit për Haaland ishte ftohur në periudhën e fundit, ndërsa tashmë kjo hipotezë ka marrë formë. Klubi madrilen po studion planin për ta blerë norvegjezin në vitin 2023, vit i cili përkon me skadimin e kontratës së Karim Benzemas.

Pavarësisht kësaj, Haaland, i cili duket se i ka dhënë Realit një lloj përparësie, sërish do të preferonte të lëvizte gjatë afatit kalimtar të verës së ardhshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu