Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dalin “duarbosh” pas kontrollit në 300 objekte

0

Në kuadër të operacionit anti-drogë të organizuar në të gjithë vendin, në qarkun e Vlorës janë kontrolluar rreth 300 objekte, por nuk jane konstatuar bimë narkotike. Morën pjese rreth 80 forca policie dhe 3 grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Operacioni është zhvilluar në Vlorë, Selenicë dhe Himarë.

Operacioni u shtri edhe në qytete të tjera të vendit, nga ku deri më tani, vetëm në Ndroq të Tiranës, u raportua se ishte zbuluar një laborator droge.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu