Si transmetohet virusi e sa vdekjeprurës është? Ethet Lassa-shënohet viktima e parë Britani

0

Shënohet viktima e parë e një pacienti të regjistruar me ethe Lassa në Britaninë e Madhe. Viktima që u infektua nga kjo sëmundje i përkiste një familjeje të kthyer nga Afrika Perëndimore. Ndërsa një “rast” i tretë është gjithashtu nën hetim dhe po trajtohet në spital, ndërsa bëhet me dije se i përkasin të njëjtës familje. Njëri nga rastet e konfirmuara ishte shëruar dhe tjetri do të marrë kujdes të specializuar.

Deri më tani vetëm 10 raste të sëmundjes së transmetuar nga brejtësit janë regjistruar gjithsej në Mbretërinë e Bashkuar, ku rastet më të fundit datojnë në vitin 2009. Sëmundja është klasifikuar si një pandemi e mundshme dhe është në listën prioritare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), së bashku me Ebolën dhe ethet e dengës. Megjithatë lindin pyetje se si transmetohet virusi dhe sa vdekjeprurës është.

Ethet Lassa janë endemike në Nigeri dhe shumë vende të tjera në bregun perëndimor të Afrikës, duke përfshirë Liberinë dhe Guinenë. Simptomat e sëmundjes fillojnë me dhimbje koke, dhimbje të fytit dhe të vjella, dhe gjithashtu mund të shkaktojnë gjakderdhje nga goja, hunda ose vagina. Megjithatë, ato gradualisht zhvillohen shkaktojnë shok, kriza, dridhje, çorientim, madje edhe koma, nëse nuk merret trajtimi i duhur. Një e katërta e pacientëve do të përjetojnë gjithashtu shurdhim të përkohshëm. Shumica e pacientëve me ethe Lassa do të shërohen plotësisht, por virusi mund të jetë fatal në rreth 1% të rasteve.

Virusi mund të transmetohet nëpërmjet ekspozimit ndaj ushqimit ose sendeve shtëpiake , urinës ose feçeve të minjve të infektuar ose lëngjeve të trupit.

Marrë nga Protothema


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu