Një batutë e Ermal Mamaqit duket se është bërë shkak për zënkën e radhës mes këngëtares Beatrix Ramosaj dhe aktorit Donald Veshaj, të cilët nisën një histori dashurie brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’
Fakti që Ermali përmendi Bora Zemanin se do ta bëjë pjesë të serialit të tij të ri ‘HOT’ dhe reagimi me të qeshura e Donaldit, nuk është pritur mirë nga Trixa, e cila refuzoi dje të ishte e pranishme në darkën speciale brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’.
Mirëpo si gjithmonë blogeri Olti Curri e ka një zgjidhje, Ai i ka sugjeruar Ermal Mamaiqt që ta bëjë edhe Trixën pjesë të serialit të tij dhe në këtë mënyrën shlyen edhe ‘gabimin’ që bëri duke futur në sherr çiftin i sipërpërmendur.
Një batutë e Ermalit gjatë vizitës në “Big Brother VIP” nshkaktoi shumë polemika. Gjatë mbrëmjes së sotme Arbana Osmani ka komunikuar se Beatrix nuk ka pranuar të jetë në studio dhe as pjesë e darkës së organizuar për ish-banorët.
Donaldi u shpreh shumë i habitur dhe i prekur nga reagimi i saj, duke thënë se ishte e gjitha shaka dhe jo për të ulur dikë.
Sakaq, edhe Ermali ka reaguar sërish. Përmes një videoje të postuar në Instagram ai i kërkon falje Beatrix duke thënë se e përmendi pa të keq. Ai thotë se “Ti më njeh mua, nuk rri dot pa shaka. Këtë herë bëra një provokim dhe kaq. Fakti që ti je lidhur me Dondi nuk do të thotë që ne mos të përmendim asnjëherë në prezencën e tij Borën se edhe ajo njeri është.
Të lutem shko se ai djalë besoj se ndjen diçka dhe u mërzit. Nuk ka faj se video ishte montuar gabim, ajo që kisha bërë unë sot. Kështu që ke ende kohë të shkosh.”-tha ai mes të tjerash.